Peci: Preferojmë 21 ose 28 dhjetorin për zgjedhje, guximi s’na mungon që të garojmë vetë - NACIONALE

Peci: Preferojmë 21 ose 28 dhjetorin për zgjedhje, guximi s’na mungon që të garojmë vetë

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Njëri nga kryetarët e Guxo, Faton Peci, ka thënë se për ta, 21 ose 28 dhjetori, është data e preferuar për zgjedhje.

“Pati diskutime të ndryshme rreth asaj se kur është opsioni më i favorshëm për zgjedhje. Ne mbrojtëm qëndrimin mes datës 21 dhjetor dhe 28. Arsyet janë të thjeshta sepse KQZ ende nuk ka ceritfikuar datën e zgjedhjeve lokale”, tha Peci pas takimit te Presidentja.

Ai është pyetur nëse Guxo, guxon të garojë e vetme në zgjedhje.

“Neve vec guximi nuk na mungon as nuk n aka munguar kurrë. Vendosim se si e shohim më të arsyeshme, më racionale dhe probalitetin më të madh të fitores, por jemi të bindur se me VV do të korrim fitore më të madhe sesa të 9 shkurtit”, tha Peci.

Lajme të ngjashme