Peci me postim për Krushën, pretendon se gjatë mandatit të tij u dhanë mbi 1 milion e 900 mijë euro për fermerët atje - NACIONALE

Peci me postim për Krushën, pretendon se gjatë mandatit të tij u dhanë mbi 1 milion e 900 mijë euro për fermerët atje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pasi edhe “KB Krusha” u detyrua t’i reagojë dhe t’i demantojë pretendimet e tij në lidhje me rikthimin e një granti mijëra eurosh, para se ai të vinte në pushtet, ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka dalë me një postim pikërisht për Krushën.

Peci ka pretenduar se gjatë mandatit të Qeverisë Kurti, janë dhënë mbi 1 milionë e 900 mijë euro për Krushën si mbështetje financiare për fermerë.

“1,933,327.85 milionë euro për Krushën!

Brenda mandatit tonë qeverisës, 1,933,327.85€ është vlera e mbështetjes financiare me të cilën janë përkrahur 30 gra në mesin e shumë përfituesve, fermerë të Krushës përmes subvencioneve dhe granteve.

Për tokën e larë me gjak të Krushës, për tokën e begatë të Kosovës!” – ka shkruar ai.

Ndryshe, drejtuesja e Kooperativës Bujqësore “Krusha” në konferencën për media ku adresoi, siç tha ajo, “shpifjet” e bëra nga Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka kërkuar që ky i fundit të reflektojë me kërkimfalje publike ndaj grave të Krushës të cilat u bënë subjekt debati publik pas refuzimit që iu bë një projekti të tyre nga shteti.

“Unë nuk e di ku e paska gjetë ai atë dosje.” - tha Fahrije Hoti, duke mohuar se ajo është paditur ndonjëherë dhe që të ketë marrë ftesë nga ndonjë gjykatë; derisa kërkoi nga Peci që edhe ta ofrojë atë dosje.

Lajme të ngjashme