Peci me dy raporte prestigjioze demanton Kurtin: Kosova s`është vendi më demokratik në rajon
Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka demantuar kryeministrin Albin Kurti dhe zyrtarët tjerë qeveritarë të cilët pretendojnë se Kosova është shteti më demokratik në rajon.
Ai ka bërë me dije se Republika e Kosovës nuk është vendi më demokratik në rajon.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se këtë e konfirmojnë dy raporte prestigjioze ndërkombëtare.
Sipas tij, raportet për vitin 2024 të "Freedom in the World" dhe "Nations in Transit" tregojnë se Kosova në pjesën e dytë të renditjes.
“Kosova nuk eshte vendi me demokratik ne rajon, dhe kete nuk e verteton asnje raport i ndonje institucioni nderkombetar serioz qe merret me ceshtjet e demokracise. Per kuriozitet le te shikojme piket vleresuese per vendet e rajonit te raporteve te institucionit prestigjioz te SHBA-ve, Freedom House, gjegjesisht "Freedom in the World" dhe "Nations in Transit" te vitit 2024 “, ka shkruar Peci, duke treguar renditjen.
“Pavaresisht nga piket vleresuese, ne baze te se cilave Kosova eshte ne pjesen e dyte te renditjes regjionale, te gjitha vendet e rajonit konsiderohen nga keto dy raporte si vende pjeserisht te lira dhe regjime hibride. Ketu jemi ku jemi, perpos qe Kosova si po duket do te mbetet jashte Keshillit te Evropes per se paku edhe nje vit!”, ka shkruar ai.