Peci i thur elozhe rrushit: Vneshti pa u kitë e pa u plehnu, nuk ban bistak as me u ambëlsu - NACIONALE

Peci i thur elozhe rrushit: Vneshti pa u kitë e pa u plehnu, nuk ban bistak as me u ambëlsu

2 javë më parë

nga NACIONALE

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci gjersa ka treguar për arritjet në mandatin e tij, të cilat i ka bërë me subvencionet e grantet në bujqësi, ka thurrur edhe elozhe për rrushin.

“Vneshti pa u kitë e pa u plehnu, nuk ban bistak as me u ambëlsu!”, ka shkruar Peci.

Ai gjatë kësaj vizite në një vreshtari, ka thënë se edhe shumë punë e presin ministrinë e tij.

“Shumë punë kemi realizuar këtë vit e edhe më shumë punë na presim, gjithmonë duke patur prioritet bujkun, përmes avancimit të politikave të duhura dhe mbështetjes konkrete financiare, qoftë përmes subvencioneve ashtu edhe përmes granteve”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme