Peci: Hapja e urave në veri lidhet me zgjedhjet – por çka ndodh pas 12 tetorit?
Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, e cilësoi hedhjen e themeleve për hapjev e urave në Mitrovicë si pjesë të një strategjie elektorale.
Sipas Pecit, ky veprim nuk duhet parë si proces i qëndrueshëm, por si pjesë e një projekti të përkohshëm që shërben për qëllime zgjedhore.
”Ne nuk jemi duke menduar ditën çka pas 12 tetorit, ne do të kemi një kryetar nga komuniteti serb, do të kemi një asmable me perfqësues të shumtë nga komuniteti serb, çka do të ndodh në momentin kur konstituihen institucionet atje, kryetari në pjesën tjetër mund t’ia vendos një bllokadë kësaj ure. Nëse organizohet ndonjë protestë nga komuniteti serb për shkak të këtyre urave, KFOR-i mund të intervenoj dhe mund të mbyllet për qarkullim të automjetve”, tha Peci