Peci e provon suxhukun e Cukit të Pejës, përdor një shprehje për t’u hyrë në qejf pejanëve
Ministri i Bujqësisë i Kosovës dhe njëri nga kryetarët e partisë Guxo, Faton Peci, e ka vazhduar fushatën në qytetin perëndimor, Pejë.
Nga ky qytet, ai mësa duket nuk është larguar pa provuar diçka si kujtim.
Bëhet fjalë për suxhukun e Pejës. Të enjten, ministri publikoi një fotografi ku shihet duke mbajtur në duar një copë suxhuk në një copë buke.
Peci shkroi pak fjalë si përshkrim: “S’ka me suxhuk t’Pejes e t’Cukit Jaro”. Në fund vendosi edhe një zemër të kuqe.
Shprehja “jaro” është e njohur në Pejë dhe përreth saj. Mësa duket, Peci e ka përdorur atë për t’u hyrë në hatër votuesve potencialë në atë pjesë të Kosovës.