PDK zhvillon tubim me mërgatën në Austri, Hamza mungon për shkak të sulmit në veri - NACIONALE

PDK zhvillon tubim me mërgatën në Austri, Hamza mungon për shkak të sulmit në veri

1 vit më parë

nga NACIONALE

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka vijuar aktivitetet e saj me mërgatën, duke organizuar një tubim në Vjenë të Austrisë. Në këtë takim, ndonëse ishte planifikuar që të merrte pjesë edhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ai anuloi udhëtimin për shkak të situatës së rëndë në veri të vendit, duke u përkushtuar për t’u qëndruar pranë qytetarëve të prekur nga zhvillimet në atë rajon.

Në mungesë të Hamzës, mbështetësve të PDK-së iu drejtuan Enver Hoxhaj dhe figura të tjera të larta të partisë. Gjatë fjalës së tij, Hoxhaj theksoi përkushtimin e Hamzës ndaj qytetarëve.

“Nuk ka mundur të jetë i pranishëm në këtë takim dhe a e dini çka flet kjo? Kjo flet që ai sot sillet si kryeministër. E ka vetëdijen, e ka ndërgjegjen e të qenit kryeministër. Partia Demokratike e Kosovës nuk është një parti politike, e cila ka dalë prej zyreve të ngrohta, e cila është formuar pse ndokush e ka bërë një copë letër, një statut. Partia Demokratike e Kosovës është një parti politike, e cila ka dalë kah ka ecur Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila është formuar bashkë me lirinë e Kosovës, e cila qëndron në themelet e shtetit dhe të pavarësisë së Kosovës. Më 9 shkurt, Partia Demokratike e Kosovës, nesër në mëngjes më të 10-tin, do të jetë ajo e cila do ta udhëheqë Qeverinë”, tha Hoxha.

Lajme të ngjashme