PDK shkon në Kuvend në ora 11.00, Deliu: Me çdo mjet institucional e juridik do ta kthejmë rendin kushtetues
Blerta Deliu-Kodra e Partisë Demokratike të Kosovës njoftoi se grupi i tyre parlamentar do të jetë në Kuvend të Kosovës nga ora 11:00.
Deputetja e PDK-së tha se do të përdorin “çdo mjet institucional e juridik” për të kthyer rendin kushtetues.
Postimi i plotë:
Nuk do të rrimë duarkryq. Në ora 11:00 do të jemi në Kuvend dhe do ta përdorim çdo mjet institucional e juridik për ta rikthyer rendin kushtetues.
As Albin Kurti, as LVV-ja nuk mund ta marrin peng Republikën dhe ta ndryshojnë Kushtetutën sipas skenarit të tyre.
Qëllimi i tyre është i qartë: ose ta çojnë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme në një datë që u konvenon, ose ta kapin edhe institucionin e Presidentit.
Por Kosova nuk është pronë e askujt. Kushtetuta nuk interpretohet sipas interesit politik dhe nuk guxon të merret peng.