PDK propozon të mbahet debat parlamentar për grevën - NACIONALE

PDK propozon të mbahet debat parlamentar për grevën

1 vit më parë

nga NACIONALE

Partia Demokratike e Kosovës, ka propozuar debat parlamentar rreth grevës e cila ka filluar në vend, që nga data 25 gusht.

Pas mbledhjes së mbajtur nga Kryesia e Kuvendit, Abelard Tahiri nga kjo parti ka thënë se kryeneçësia e Kurtit dhe qeverisë, po i bën dëm të madh arsimit dhe nxënësve në Kosovë.

“Kjo është java e tretë që do të duhej të fillonte mësimi dhe si rezultat i një kryeneçësie i një kryeministri dhe nga qeveria, pra mungesë të një dialogu social me sindikatat, kemi ardh në një situatë ku greva po vazhdon dhe ata që po humbin janë fëmijët tanë. Kjo kryeneçësi po i bën dëm të madh arsimit dhe nxënësve në vendin tonë. Shpresojmë që deri të enjten të gjendet një zgjidhje dhe të kthehen mësimdhënësit në punën e tyre, nxënësit në banka shkollore dhe të fillojë mësimi”, tha Tahiri.

Lajme të ngjashme