PDK mbledh kryesinë në ora 16:00, vendosin për përfshirjen ose jo të Fatmir Limajt në listën e tyre zgjedhore
Partia Demokratike e Kosovës sot mbledh kryesinë e partisë në ora 16:00.
Siç mëson Nacionale, çështje kyçe do të jetë vendimi për Fatmir Limajn e Nismas Socialdemokrate nëse do ta përfshijnë në listë zgjedhore ose jo.
Limaj nuk është regjistruar në garën zgjedhore më vete, dhe ka shprehur vullnetin e tij për përfshirje në listën e PDK-së.
Ramiz Lladrovci dhe Sami Lushtaku mbështesin përfshirjen e Limajt.