PDK-ja kërkon nga Qeveria të shpalosë detaje nga bisedimet e djeshme në Bruksel
Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka bërë me dije se qëndrimi i PDK-së për dialogun ka mbetur i pandryshuar.
Ai ka kërkuar nga Qeveria që të shpalosë detaje nga bisedimet e djeshme në Bruksel, ku kanë diskutuar për marrëveshjen finale kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksander Vuçiq.
“Qëndrimi i PDK për dialogun mbetet i pandryshuar. Në presim nga Qeveria e Kosovës që të angazhohet se bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë e posaçërisht SHBA dhe BE në arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila siguron njohjen e ndërsjellë, duke ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tonë. Është e domosdoshme që Qeveria të sigurojë koordinim të vazhdueshëm me SHBA, BE dhe NATO për të parandaluar çfarëdo mundësie për dhunë dhe bllokimin e lirisë së lëvizjes. Ne te njëjtën kohe, ftojmë Qeverinë dhe KM qe te rrisë transparencën rreth dialogut. Është më se e rëndësishme që të shpalosen detajet e bisedimeve të djeshme në Bruksel, si dhe planet e qeverisë për të shtyrë procesin përpara”, ka shkruar Avdullahu në profilin e tij në “Facebook”.