Pas kërkesës së PDK-së, Konjufca thërret seancë të jashtëzakonshme për arrestimin e drejtorit të KEK-ut - NACIONALE

Pas kërkesës së PDK-së, Konjufca thërret seancë të jashtëzakonshme për arrestimin e drejtorit të KEK-ut

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për rastin e arrestimit të kryeshefit ekzkutiv të KEK-ut. Ndërkaq, kërkesa e PDK ka kaluar dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thirrë seancë të jashtëzakonshme për të mërkurën në ora 11:00.

Tahiri ka thënë se kërkesa është mbështetur nga 40 deputetët dhe është kërkuar që të mbahet të mërkurën me fillim nga ora 11:00.

Senaca sipas tij, ka për qëllim që të kërkohet përgjegjësi për arrestimin e drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Sapo dorëzova kërkesën e mbështetur nga 40 deputetë për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për nesër nga ora 11:00, ku do të kërkojmë përgjegjësi për aktualitetin e krijuar me rastin e arrestimit për korrupsion të zyrtarit të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, i emëruar nga pushteti në krye të KEK-ut.” – ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ndërkaq menjëherë pas dorëzimit të këkresë nga Tahir, Nacionale ka mësuar se kryetari i Kuvendit ka thirrë seancë për nëser me fillim nga ora 11:00.

Rend të ditës është “Debati parlamentar lidhur me zhvillimet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) dhe përgjegjësinë e institucioneve qendrore në sektorin energjetik”.

Kujtojmë se drejtori i KEK-ut është arrestuar dhe i është caktuar masa e paraburgimit për një muaj për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Lajme të ngjashme