PDK do të dorëzojë kallëzim penal ndaj më të moshuarit Avni Dehari për “shpërdorim të detyrës” - NACIONALE

PDK do të dorëzojë kallëzim penal ndaj më të moshuarit Avni Dehari për “shpërdorim të detyrës”

3 orë më parë

nga NACIONALE

Avni Dehari, kryesuesi thjesht për nga përcaktimi i moshës për të drejtuar seancën konstitutive, ka shkelur tash e mbi 20 ditë Rregulloren e Kuvendit duke mos ftuar seancë konstitutive.

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se do të dorëzojë kallëzim penal ndaj tij për “shpërdorim të detyrës.”

"Siç e dini, Rregullorja kërkon që Kuvendi të mblidhet çdo 48 orë dhe Dehari, si kryesues i Kuvendit, duhet ta mbledhë Kuvendin. Përkundër që ne i kemi dërguar disa letra, nuk ka reflektuar dhe nuk e ka thirrur vazhdimin e seancës konstituive. Prandaj, ne do të paraqesim kallëzim penal për shpërdorim të detyrës,” ka thënë Përparim Gruda i PDK-së.

Lajme të ngjashme