PDK bëhët anëtare e Partisë 'Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës' - NACIONALE

PDK bëhët anëtare e Partisë 'Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës'

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), është bërë anëtare me të drejta të plota në Partisë Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës (ALDE).

Këtë e ka thënë kryetari i kësaj partie, Memli Kransiqi, përmes një njoftimi në Facebook, i cili ka thënë se sot, në mbledhjen e dytë vjetore të Këshillit të Partisë Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës (ALDE), të mbajtur në Bratisllavë të Sllovakisë, Partia Demokratike e Kosovës është pranuar si anëtare me të drejta të plota e kësaj partie pan-evropiane.

ALDE është grupacioni më i madh politik i partive të liberale të Evropës. Parimet themelore liberale të lirisë, demokracisë, shtetit të së drejtës, të drejtave të njeriut, tolerancës dhe solidaritetit – janë vlerat që promovojnë partitë politike që qëndrojnë nën ombrellën e ALDE-s, e të cilat i kemi si mision për t’i zbatuar edhe në Kosovë”, ka shkruar Krasniqi.

Ai tutje ka thënë se ky është një hap i madh drejt përbrendësimit të vlerave evropiane dhe rikonfrimim i njohjes së reformave thelbësore që PDK ka bërë gjatë këtij viti.

Një PDK e hapur dhe gjithëpërfshirëse, me vizion 50/50 për përfaqësim gjinor në të gjitha strukturat dhe nivelet e vendimmarrjes, me rini të fuqizuar dhe aktive, si dhe e integruar në rrjetin e partive liberale evropiane, është plotësisht në funksion të forcimit dhe demokratizimit të vendit dhe shoqërisë tonë! Urime të gjithë anëtarëve e aktivistëve dhe na priftë e mbara bashkë!”, përfundon njoftimi i tij.

Lajme të ngjashme