“Patron i Kalasë”: Presidentja Osmani nderohet me një titull në Berat të Shqipërisë - NACIONALE

“Patron i Kalasë”: Presidentja Osmani nderohet me një titull në Berat të Shqipërisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në Shqipëri, në një vizitë zyrtare.

Osmanit sot i është ndarë një titull nga qyteti i Beratit.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës shtetërore që po zhvillon në Shqipëri, ka vizituar qytetin e Beratit, me ç`rast kryetari i Bashkisë, Ervin Demo ia ka akorduar titullin “Patroni i Kalasë”, më i larti që e jep ky qytet.” – thuhet në postimin e Presidencës së Kosovës në Facebook.

Lajme të ngjashme