“Pasojat do të jenë afatgjate”, Peci: Moszbatimi i Marrëveshjes së Uashingtonit, gabimi më i madh i Qeverisë Kurti - NACIONALE

“Pasojat do të jenë afatgjate”, Peci: Moszbatimi i Marrëveshjes së Uashingtonit, gabimi më i madh i Qeverisë Kurti

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Drejtori i instituti KIPRED, Lulzim Peci, ka përgënjeshtruar presidenten Vjosa Osmani, e cila sot ka thënë se Marrëveshje e Uashingtonit është zbatuar.

Ai ka treguar se po të ishte zbatuar kjo marrëveshje sot Kosova do kishte gazin dhe do të bëhej nyje e shpërndarjes së tij në rajon.

Në profilin e tij në “Facebook”, Peci ka shkruar se moszbatimi i kësaj marrëveshjeje është gabimi më i madh i Qeverisë Kurti.

Sipas tij, kjo do të sjell pasoja afatgjate gjeopolitike për Kosovën.

Po te ishte zbatuar Marreveshja e Ëashingtonit, sot Kosova do kishte gazin dhe do te behej nyje e shperndarjes se tij ne Shqiperine veriore, Mal te Zi dhe Serbi, si dhe nyje shume e rendesishme e infrastruktures rrugore dhe hekurudhore e rajonit! Mos te harrojme se ne vitin 2021, zyrtare te Qeverise se Kosoves e quanin ate gaz si “gaz rus” - dhe ate gazin qe do te shperndahej nga Greqia qe ne nje mase te konsiderueshmr do te vinte aty nga SHBA-te ne forme te lenget! Per me teper, ndoshta deri me tani edhe do te ishte ne perfundim linja hekurudhore Prishtine - Durres. Perpos kesaj do e kishim mbyllyr edhe ceshtjen e menaxhimit te ujerave ne Liqenin e Ujmanit me Serbine. Dokumentin e fisibilitetit te hartuar nga SHBA-te per kete ceshtje as qe e shqyrtoi Qeveria e Kosoves - me demek e hodhi ne shporte!”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.

Do te ishte mire qe te behet nje vleresim zyrtar i Zbatimit te Marreveshjes se Ëashingtonit, ose ne vertete nuk ka nevoje fare te behet, pasi nga qielli mund te shihet se ajo nuk eshte zbatuar! Mos-zbatimi i kesaj marreveshjeje eshte gabimi me i madh dhe me pasoja afatgjate gjeopolitike per Kosoven i Qeverise Kurti 2!”, ka shkruar Peci.

Lajme të ngjashme