Pasi u bë kosovar i parë në Evropë pa viza, Koci lajmërohet nga Tajlanda: Udhëhiqet nga Rama i dhjetë
Arianit Koci, avokat i njohur, do të mbahet mend si kosovari i parë që ka hyrë në Bashkimin Evropian pa viza. Më 1 janar, Koci hyri në Greqi, duke u lajmëruar nga kufiri dhe duke proklamuar botërisht se është kosovari i parë që hyri në Evropë pa viza.
Ndërsa 4 ditë pas kësaj ngjarje, Koci është lajmëruar nga Tajlanda. Më saktë, Koci udhëtoi rreth 8 mijë kilometra për të mbërritur në Tajlandë, ku ka shpërndarë, deri tani, një video dhe disa fotografi.
Në fotografinë e tij, Koci ka treguar edhe ca histori mbi këtë vend goxha të bukur të Azisë Juglindore.
“Tajlanda udhehiqet nga dinastija Chakri qe dhjetë gjenerata.
Tani në fron është mbreti Rama i dhjetë. Këtë pallatë verore e ka ndërtuar Rama i pestë i cili konsiderohet si reformator i Tajlandës. Ky mbret ka kultivuar marrëdhënie të mira me evropianët dhe kinezët.
Pushtetin real në këtë shtet me mbi shtatédhjetë milion banoré, e ka qeveria e zgjedhur në mënyrë demokratike.” – ka shkruar Koci.