Pasi Kina i vendosi masa, vjen reagimi i SHBA-së - NACIONALE

Pasi Kina i vendosi masa, vjen reagimi i SHBA-së

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, John Kirby tha se vendimi i Kinës për t'i dhënë fund bashkëpunimit në një numër fushash kritike, duke përfshirë ndryshimin e klimës, ishte "thelbësisht i papërgjegjshëm".

"Ne besojmë se është thelbësisht e papërgjegjshme", tha ai.

"Ata mendojnë se po na ndëshkojnë", tha Kirby. "Ata në fakt po ndëshkojnë të gjithë botën sepse kriza klimatike nuk njeh kufij gjeografikë". /Nacionale/

Lajme të ngjashme