Pasi hodhi valle, Durmishi tash lavdërohet: I mbyllëm rrugët ilegale me Serbinë, po i hapim rrugët që bashkojnë shqiptarët
Zv/ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, është lavdëruar sërish për një rrugë të përuruar në Kërstec.
Pasi hodhi valle, Durmishi ka thënë se i kanë mbyllur rrugët ilegale me Serbinë, e po i habin rrugët që bashkojnë shqiptarët.
Postimi:
I kemi mbyllur rrugët ilegale të kontrabandës me Serbinë dhe po i hapim rrugët që i bashkojnë shqipëtarët e ndarë padrejtësisht
Përurimi i rrugës Kërstec-Pakishtë-Zapod me një investim prej 2.6 milionë eurosh shënon një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit ekonomik dhe social të këtyre komuniteteve, duke i dhënë fund izolimit të tyre. Atmosfera festive me këngë e valle vë në pah rëndësinë e bashkëpunimit mes dy republikave dhe lidhjet e forta mes qytetarëve.