Pasi e shau Kujtim Shala, gazetari pro-VV ka frikë se Kurtin mund ta vrasin e Çun Lajçi pastaj të shkruajë elegji vajtuese - NACIONALE

Pasi e shau Kujtim Shala, gazetari pro-VV ka frikë se Kurtin mund ta vrasin e Çun Lajçi pastaj të shkruajë elegji vajtuese

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pasi e shau Kujtim Shala, gazetari pro-VV ka frikë se Kurtin mund ta vrasin

Kulti i personalitetit për kryeministrin Kurti vazhdon të jetë një nga sfidat më të mëdha për demokracinë kosovare, duke penguar vazhdimisht llogaridhënien. E kësaj i fryn edhe Gëzim Mekuli, gazetar e simpatizant i madh i kryeministrit.

Gjatë ditës, u dëgjua një sharje që i bëri Kujtim Shala kryeministrit Kurti me fjalët “Phu, t’q**sha tradhtarin e nanës!”

Bazuar në këtë sharje, Mekuli prtendon se kryeministrin edhe mund ta vrasin.

“... kryeministrin e parë të pakorruptuar, të lexuar, të rilindosur e të mbështjellë me petkun e humanizmit, dje na e “shanë”, sot na e quajtën edhe “tradhtar”, e nesër, mos ardhtë ajo ditë, kam frikë se do ta... (të më falni, nuk ma shkruajnë gishtat dot atë fjalë mbi tastaturë)." - ka shkruar gazetari që përkrah VV-në.

Ai ka krahasuar Albin Kurtin edhe me Hasan Prishtinën.

Sipas tij, pas vrasjes elegji vajtuese mund t'i shkruante Çun Lajçi.

Statusi i plotë:

Lajme të ngjashme