Pasi e mbështeti me duartrokitje Hajrullah Çekun, Mefi merret me “opozitën”: LDK-ja pa PDK-në është si peshku pa ujë
Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci sërish është marrë me PDK-në dhe LDK-në.
Pas ceremonisë, ku i dha mbështetje me duartrokitke kandidaturës së VV-së për kryetar të Prishtinës, Hajrullah Çeku, ai e ka kritikuar LDK-në, duke thënë se kjo parti nuk mund të jetë në qeveri pa PDK-në.
“Prapë paska lyp LDK që edhe PDK me qenë në “qeverinë e unitetit”. LDK pa PDK-në është si peshku pa ujë – s’mundet, s’jeton. Kur thonë “unitet”, nënkuptojnë bashkim për interesa, jo për vendin. 22 vjet dorë për dore, në pushtet e në pazare”, ka shkruar Bajqinovci në profilin e tij në “Facebook”.