Pasi e hëngri “bukën e kallamojt”, Gani Jakupi takon projekt menaxheren e një organizate humanitare
Gani Jakupi, konsulent në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, pas ngrënies së bukës së misrit, duket se i ka mbushur “bateritë” për “lobimin” për Kosovën.
Njeriu që i kushtoi 90 mijë euro buxhetit të Kosovës, e ka takuar një menaxhere të një organizate të ndihmës humanitare, që për origjinë e ka shtetin e Francës.
Ai ka paralajmëruar se Kosova do të përfshihet në aktivitetet e kësaj organizate.
“Takim kuptimplotë me Charlotte Bertal-Nasser, menaxhere projekti në CCFD (Comité Catholique - Terres Solidaire) Paris.
Kosova do të përfshihet në gamën e aktiviteteve të CCFD.” – shkroi ai.
Meaningful meeting with Charlotte Bertal-Nasser, project manager at the CCFD (Comité Catholique - Terres Solidaire) Paris.
— Gani Jakupi (@GaniJakupi) January 24, 2024
Kosovo is to be included in activities range of CCFD. pic.twitter.com/OUssw1ALsi