Pas vizitës në Sarajevë, drejtori i CIA-s shkon edhe në Beograd - NACIONALE

Pas vizitës në Sarajevë, drejtori i CIA-s shkon edhe në Beograd

2 vjet më parë

nga NACIONALE

William Burns, drejtor i CIA-s, ka qëndruar në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës, ku ka takuar kolegë nga komuniteti i inteligjencës, anëtarë të Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, si dhe me Ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnje-Hercegovinës.

Siç raporton N1, në këto takime janë diskutuar çështje me interes të përbashkët, që përfshijnë integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnjë-Hercegovinës.

Gjithashtu në këtë takim, është diskutuar retorikën dhe veprimet shqetësuese secesioniste të Presidentit të Republika Srpska, Milorad Dodik dhe Qeverisë së Republikës Srpska", tha një zyrtar i qeverisë së SHBA për N1 Sarajevë.

Pas vizitës në Sarajevë, Burns do të udhëtojë edhe në Beograd, ku do të takohet me zyrtarë serbë.

Lajme të ngjashme