Kurti drekon me aleatët pas vendosjes së gurthemelit të autostradës në Maqedoni, mungon Mickoski
Pas vendosjes së gurthemelit të autostradës Shkup-Bllacë, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka drekuar me aleatët politikë t të tij në Maqedoni të Veriut.
Çuditërisht në këtë drekë nuk shihet miku i Kurtit, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski, i cili vazhdimisht provokon shqiptarët.
Në fotografin që e ka postuar Izet Mexhidi, zëvendëskryeministër i Maqedonisë së Veriut, i pranishëm ishte edhe ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Florim Qehaja.
“Kurrë më afër nuk kemi qenë. Autostrada që lidh Shkupin me Prishtinën u nis sot, e një ditë kaq të rëndësishme s’kishim si ta mbyllnim më mirë sesa me një drekë miqësore, që simbolizon afërsinë dhe bashkëpunimin e fuqishëm mes nesh”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.