“Pas teje vjen naj kush me vjedh”, gazetari Kajtazi tallet me deputetin Pal Lekaj
Gazetari Vehbi Kajtazi është tallur me deputetin e AAK-së, Pal Lekaj, i cili ka paralajmëruar protesta nëse Qeveria e Kosovës e pranon draft-statutin aktual të Asociacionit.
Në profilin e tij në “Facebook”, Kajtazi ka shkruar se zyrtarit të AAK-së askush nuk do t`i shkonte mbrapa për protesta.
“I dashur Pal, Pas teje vjen naj kush me vjedh. Po kush te vjen prapa per protesta ty? Le i nderuar mos na qit gazin ne kete sabah!”, ka shkruar Kajtazi në profilin e tij në “Facebook”.