Pas sulmit në Kopenhagë, reagon Kurti: Kosova qëndron krah Danimarkës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka shprehur ngushëllime familjeve që humbën familjarët e tyre në një sulm me armë në qendrën tregtare në Kopenhagë të Danimarkës.
“Zemrat tona janë për popullin e Danimarkës këtë mbrëmje”, shkroi në Twitter Kurti, duke shtuar se Kosova qëndron krah Danimarkës.
Disa persona mbetën të vrarë nga të shtënat në një qendër tregtare në Kopenhagë të Danimarkës, njofton BBC-ja të dielën.
Sipas mediumit, një 22-vjeçar danez u arrestua nga policia në lidhje me sulmin, derisa motivi edhe mbetet i paqartë.
Our hearts go out to the people of Denmark this evening.
— Albin Kurti (@albinkurti) July 3, 2022
Sending our thoughts to those affected by the violent mass victim event at a shopping mall in Copenhagen. Condolences to the families who have lost loved ones. Kosova stands firmly with #Denmark