Pas sulmit ndaj autobusit me shqiptarë, reagon Rada Trajkoviq: S’kanë faj ata, lërini të qetë - NACIONALE

Pas sulmit ndaj autobusit me shqiptarë, reagon Rada Trajkoviq: S’kanë faj ata, lërini të qetë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas sulmit të së shtunës ku një autobus me udhëtarë shqiptarë të linjës Cyrih – Prishtinë është sulmuar në Serbi dje rreth orës 19;00, ka reaguar politikanja serbe, Rada Trajkoviq.

Përmes një postimi në Twittër, Trajkoviq kërkon që këta shqiptarë të pafajshëm të lihen të qetë. Madje e përmend edhe presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Sipas saj, ka një plan gjermano-francez që e anëtarëson Kosovën në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), duke shtuar se Vuçiq s’e do këtë.

“Lërëni të qetë këta njerëz -s’kanë faj këta shqiptarë që Vuçiq ashiqare e ka pranuar planin e Francës dhe Gjermanisë për hyrjen e Kosovës në OKB”, ka shkruar ajo.

Sulmi ndaj autobusit ka ndodhur në rrugën Nish-Leskovc.

Lajme të ngjashme