Pas sulmeve ruse me dronë, NATO do të ndihmojë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore - NACIONALE

Pas sulmeve ruse me dronë, NATO do të ndihmojë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka bërë të ditur se aleanca do të dërgojë sisteme të mbrojtjes ajrore në Ukrainë për të ndihmuar vendin të mbrohet nga sulmet ruse me dronë.

“Gjëja më e rëndësishme që mund të bëjmë është të përmbushim atë që aleatët kanë premtuar, për të rritur dhe ofruar edhe më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore”, është shprehu sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

Duke thënë se asnjë komb nuk duhet të mbështesë luftën e paligjshme të Rusisë, ai ka shtuar se, sistemet kundër dronëve - përfshirë kundër dronëve të Iranit, do të dorëzohen në Ukrainë ditët në vijim.

Kujtojmë se presidenti ukrainas, Volodomyr Zelensky tha se për shkak të sulmeve të vazhdueshme gjatë javës së kaluar, janë shkatërruar 30% e centraleve të vendit.

Lajme të ngjashme