Pas rrogave, ‘ulen’ edhe temperaturat për gjyqtarë e prokurorë – Pamje nga Pallati i Drejtësisë
Rrogat e gjyqtarëve dhe prokurorëve javën e kaluar u ulën me vendim të qeverisë.
Duke nisur nga 800 euro e në mbi 1 mijë, pritet të ulen pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, gjithnjë sipas vendimit të qeverisë.
Megjithatë, përveç rrogave, gjyqtarët, prokurorët e stafi administrativ në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, po ballafaqohet edhe me temperatura të ulëta.
Në një fotografi që e ka siguruar gazeta Nacionale shihet se temperatura e momentit në Pallatin e Drejtësisë është 12.5 gradë Celsius. E në Prishtinë aktualisht, temperatura aktuale sillet rreth 5 gradë celsius.
Pamjet:

