Pas raportimit të Nacionales, reagon Mehmet Kraja – e poston analizën në Facebook përsëri
Mehmet Kraja, kryetar i Akademisë së Kosovës, ka reaguar pas raportimeve të gazetës Nacionale, në lidhje me analizën 38 faqëshe të AShAK-ut, e ku kishte qëndrime skandaloze.
Kraja nuk ka dhënë ndonjë qëndrim në lidhje me kritikat e bëra në adresë të AShAK-ut për gjuhën e përdorur në analizën e tyre.
Kraja ka fshirë statusin e djeshëm, duke e ribotuar përsëri linkun e analizës, e cila është ribotuar edhe në AShAK. Në tekstin e ripostuar, në fund theksohet se analiza është hartuar dhe publikuar në janar të vitit 2022, ndonëse ende se teksti është botuar më 23 nëntor të vitit 2022 në uebfaqen e AShAK-ut.
Po ashtu, në tekstin e ripostuar vërehen ndryshime në “estetikën” e tekstit, duke e rreshtuar me modulin “justify”.
Gazeta Nacionale i ka komentuar z. Krajës në statusin e tij, duke i postuar linkun që tregon gabimet e shumta drejtshkrimore në tekstin e AShAK-ut. Herën e parë, z. Kraja e fshiu komentin e Nacionales, e pastaj Nacionale i komentoi përsëri duke i kërkuar kryeakademikut të mos e fshijë komentin.
Deri në botimin e këtij shkrimi, ende ekziston komenti.

