Pas raportimit të Nacionales, portali “Koha” e përmirëson titullin e lajmit të rremë për ShBA-në
Portali “Koha” e ka ndryshuar titullin e një lajmi të rremë, të cilin pak më parë e denoncoi Gazeta Nacionale.
Bëhet fjalë për miratimin e një pakoje të ndihmave të ShBA-së për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin.
Titulli fillestar i lajmit ishte: “SHBA-ja miraton ndihmën mbi 95 miliardë dollarë për Ukrainën, Izraelin e Tajvanin”
Titulli i ndryshuar është: “Senati amerikan miraton ndihmën mbi 95 miliardë dollarë për Ukrainën, Izraelin e Tajvanin”