Pas raportimit të Nacionales, fshihet postimi tallës për vdekjen e Papa Françeskut
Pas raportimit të gazetës “Nacionale”, dikush që kishte postuar një shpallje tallëse në një grup satirik në rrjetin “Facebook” për vdekjen e Papa Françeskut e ka fshirë atë.
Më herët të hënën, gazeta Nacionale raportoi se një postim me përshkrim tallës ishte publikuar në një grup të njohur humoristik.
Aty shkruhej se Françesku do të varrosej në Prishtinë, në varrezat e lagjes Arbëria.
Shumë komentues të tjerë i kishin vazhduar talljet.
Sidoqoftë, disa minuta pas raportimit të Nacionales, postimi tallës nuk figuron më në grup.