Pas Prishtinës, edhe në Tiranë e Shkup kërkohet mbrojtje për vajzat dhe gratë - NACIONALE

Pas Prishtinës, edhe në Tiranë e Shkup kërkohet mbrojtje për vajzat dhe gratë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Të mërkurën, kryeqytetet e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Tirana dhe Shkupi, kërkuan drejtësi për një vajzë 11-vjeçare, e cila dyshohet se u përdhunua nga pesë persona më 27 gusht në Prishtinë.

Në këto dy qytete u mbajtën edhe protesta në përgjigje të rasteve të tjera të dhunës ndaj vajzave dhe grave, shkruan Syri.net.

“Mos më prek”, Vajzat janë krenaria e një kombi”, Ndëshko përdhunuesit”, Jo do të thotë Jo”, “Zero tolerancë ndaj dhunës”, “Pedofilët në burg të përjetshëm”, “Vajza nuk është pronë e askujt”, “Unë bërtitja jo”, janë dëgjuar thirrje në këto protesta.

Deri tash dhunimi i 11-vjeçares ka çuar drejt dorëheqjes së Drejtorit të Policisë, z. Samedin Mehmeti dhe dorëheqjes së Ali Gashit, Drejtorit të Drejtoratit për Trajtimin e Të Burgosurve dhe të Miturve.

Lajme të ngjashme