Pas një muaji grevë, sot nis mësimi në Kosovë
Pas pezullimit të grevës, sot ka filluar mësimi në të gjitha nivelet e arsimit para-universitar në Kosovë.
Ministria e Arsimit ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.
Ndërsa, nga SBASHK-u ka paralajmëruar se nuk do të ketë zëvendësim të orëve të humbura dhe se do të veprojnë përsëri njejtë në janar 2023 nëse qeveria nuk plotëson kërkesat e tyre.
SBAShK po kërkon 100 euro shtesë deri në hyrjen fuqi të ligjit të pagave.
Kujtojmë se greva në arsim kishte nisur më 25 gusht.