Pas ngjarjes tragjike në Skenderaj, mësohet gjendja e dy të plagosurve në QKUK - NACIONALE

Pas ngjarjes tragjike në Skenderaj, mësohet gjendja e dy të plagosurve në QKUK

4 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutave në fshatin Baks të komunës së Skenderajt, ku dyshohet se një person ka mbetur i vrarë nga fqinji i tij.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Dushkaj në afërsi të xhamisë së fshatit, ku pas një mosmarrëveshje një person dyshohet se ka shtënë me armë zjarri drejt fqinjit të tij.

Burimet nga Nacionale bëjnë të ditur se edhe dy persona tjerë kanë mbetur të plagosur.

Gazeta Nacionale ka biseduar me kujdestaren në QKUK Dafina Bashollin, kujdestare në Klinikën Emergjente të QKUK-së, e cila ka thënë se gjendja e të plagosurve është stabile.

“Njëri është plagosur me një plumb në anën e majtë, ndërsa tjetri me dy plumba, por gjendja e tyre është stabile”, ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme