Pas mbledhjes së dy kuvendeve, Kurti bëri homazhe tek varri i Hasan Prishtinës në Kukës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë homazhe tek varri i patriotit e veprimtarit, Hasan Prishtina.
Në njoftimin zyrtar të Qeverisë së Kosovës, thuhet se Kurti pas mbledhjes së parë të përbashkët të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovës, nga Tirana vazhdoi vizitën për në Kukës.
“Kryeministri Kurti bëri homazhe dhe vendosi lule te varri i patriotit e veprimtarit, Hasan Prishtina. Pas homazheve, Kryeministri Kurti takoi Kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, Drejtuesin Politik të Qarkut Kukës, Pandeli Majko, si dhe Prefektin e Qarkut Kukës, Ali Hallaçi. U bisedua për shënimin e përbashkët të 150 vjetorit të lindjes së veprimtarit dhe patriotit të paepur shqiptar Hasan Prishtina, më 27 shtator të vitit të ardhshëm”, thuhet në njoftim.
