Kurti pas marrëveshjes me MCC: Nuk ka pozitë e opozitë për progresin e Kosovës dhe ndihmën e SHBA-së - NACIONALE

Kurti pas marrëveshjes me MCC: Nuk ka pozitë e opozitë për progresin e Kosovës dhe ndihmën e SHBA-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kuvendi ka votuar për ratifikimin e marrëveshjes për financim të politikave zhvillimore për financa publike dhe rritje të qëndrueshme, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.

Pas kësaj ka reaguar kryeministri Kurti i cili ka qëndruar në SHBA, për të marrë pjesë në nënshkrimin e saj.

Kurti ka shkruar se nuk ka pozitë e opozitë për progresin e Kosovës dhe ndihmën e ShBA-ve.

“Nuk ka pozitë e opozitë për progresin e Kosovës dhe ndihmën e ShBA-ve. Ende pa u bërë 2/3 e një dite të vetme pas nënshkrimit të marrëveshjes në Ëashington DC, Kuvendi i Kosovës i kaloi 2/3 e deputetëve duke e ratifikuar atë sot.

I falënderoj të gjithë dhe secilin nga 89 deputetët që me votën e tyre PËR ratifikuan grantin mbi 200 milionësh të MCC-së për energji e zhvillim. Mbështetja unanime e legjislativit për Programin Kompakt konfirmon ndikimin universal të saj: do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Republikës.

Nëpërmjet këtij granti, bashkë po trasojmë rrugën për një të ardhme energjetike të qëndrueshme, të sigurt dhe të pastër. Një investim gjigand që do të sjellë investime të reja”, ka shkruar Kurti.

Lajme të ngjashme