Pas Malishevës, edhe Juniku shpall gjendje të jashtëzakonshme nga vërshimet - NACIONALE

Pas Malishevës, edhe Juniku shpall gjendje të jashtëzakonshme nga vërshimet

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Situata e rënduar meteorologjike ka shtyrë Komunën e Junikut që të shpallë zyrtarisht gjendjen e jashtëzakonshme këtë të martë. Ky vendim vjen pas një mase të ngjashme të ndërmarrë nga Komuna e Malishevës, si pasojë e vërshimeve që kanë përfshirë disa zona të vendit.

Përmes një komunikate zyrtare, autoritetet lokale njoftuan formimin e Shtabit Emergjent, i cili do të koordinojë ndërhyrjet në terren dhe do të monitorojë zonat më të rrezikuara.

Si pasojë e situatës, është marrë vendim që fillimi i gjysmëvjetorit të dytë për vitin shkollor 2025/2026 të shtyhet për datën 12 janar 2026.

“Në këtë kuadër, fillimi i gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2025/2026 shtyhet deri më 12.01.2026. I lusim qytetarët për kujdes të shtuar dhe të ndjekin njoftimet zyrtare. Ditët e humbura të mësimit do të kompensohen” thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme