Pas lirimit, paralajmëron Gjinovci: Veprimet tona do të jenë të paparashikueshme ndaj plagjiatorëve - NACIONALE

Pas lirimit, paralajmëron Gjinovci: Veprimet tona do të jenë të paparashikueshme ndaj plagjiatorëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktivisti i shoqërisë civile nga organizata ORCA, Rron Gjinovci, ka paralajmëruar se do t’i vazhdojnë aksionet kundër plagjiatorëve.

Kjo pas lirimit nga stacioni policor, ku Gjinovci u mor në pyetje lidhur me aksionin e sotëm në ligjëratën e profesor Bujar Dugollit.

Ai madje ka thënë se veprimet e tyre në kundërshtim të plagjiatorëve do të jenë të paparashikueshme.

“Ne sot kemi bërë aksion ku kemi hyrë në orën e plagjiatorit Bujar Dugolli ku me anë të fishkëllyesve kemi penguar mbajtjen e ligjëratës sepse Këshilli i Etikës ka shpall plagjiatorë. Në Evropës kur shpallet plagjiatorë largohen në të gjitha funksionet. Ne duam me qenë në Evropë, por duhet standarde etike. Kjo çka keni parë është aksion gueril. Shumë plagjiatorë dalin japin ligjërata para studentëve”.

“Na kanë akuzuar për pengim të personit zyrtar. Ai person është i shpallur plagjiatorë. Kjo situatë nuk mund të vazhdojë kështu. Nga ORCA mund të prisni gjithçka veprimet tona do të jenë të paparashikueshme. Ne do të reagojmë konform situatës. Kjo është situatë alarmante dhe 7 plagjiatorë janë të shpërndarë në UP. Dënimet për ta janë qesharake”, deklaroi Gjinovci.

Lajme të ngjashme