Pas Kosovës, Lajçak sot udhëton në Serbi
I zgjedhuri i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të udhëtoj sot për në Serbi, pas qëndrimit të tij në Kosovë, do të takohet edhe me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, njoftojn mediat serbe.
Lajçak dje në qëndrimin e tij, ka thënë se të dy vendet duhet të zbatojnë marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve.
Vizita e sotme në Kosovës dhe nesër në Beograd, është për të parë se si të gjejmë zgjidhje për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, çfarë hapa konkretë duhet të marrim. Dhe u dakorduam që duhet të përshpejtojmë zbatimin e marrëveshjes”, tha Lajçak.
Lajçak ka deklaruar edhe për temën e parë që e ka diskutuar me zëvëndëskryeministrin Bislimin, diskutimi ishte për “Planin e rritjes”.
Plani i BE-së për periudhën 2024-2027, parasheh një fond prej gjashtë miliardë eurosh për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku Lajçak tha se për të fituar këto fonde, Kosova dhe Serbia e kanë parakush angazhimin në dialogun e Brukselit.