Pas kontrollit të Policisë në Kamenicë, konfiskohet një revole dhe karikator
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësiti i hetimeve të stacionit Policor Kamenice me datën 04.07.2024 në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan ka realizuar një kontrollë në shtëpinë e të dyshuarit B.B (mashkull kosovar), kontrolli është bërë pas informacioneve se i dyshuari posedon armë pa leje.
Gjatë kontrollit është konfiskuar një armë revole dhe një karikator, të cilat Policia ka njoftuar se do të përdoren si prova në gjykatë.
“Gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një (1) armë revole e markës Ekol specila e kalibrit 9mm dhe një karikator të cilat do të përdorën si provë materiale në gjykatë…Nga Prokurori i Shtetit rasti është cilësuar ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, rast i cili do të procedohet në prokurorinë themelore në procedurë të rregullt gjyqësore”, njofton Policia e Kosovës.