Pas konfirmimeve për shpërthim, Polonia rrit gatishmërinë ushtarake
Pas konfirmimeve se ka pasur një shpërthim që ka lënë dy persona të vrarë në një fshat të Polonisë, zëdhënësi i qeverisë polake Piotr Muller ka bërë të ditur se vendi është duke rritur gatishmërinë e njësive ushtarake.
Muller më tej ka shtuar se Polonia "po verifikon nëse kemi nevojë të aktivizojmë Nenin Katërt të NATO-s".
Neni i Katërt i NATO-s, thotë se:"Palët do të konsultohen së bashku sa herë që, sipas mendimit të ndonjërës prej tyre, kërcënohet integriteti territorial, pavarësia politike ose siguria e ndonjërës prej Palëve".
Kujtojmë se, më herët ka pasur raportime se në fshatin Przewodow kanë rënë dy raketa ruse. Këto raportime nuk janë konfirmuar ende, ndërsa menjëherë pas, kryeministri i Polonisë ka thirrur një mbledhje urgjente sigurie.
