Pas Këshillit Gjyqësor edhe Këshilli Prokurorial i rikthehet punës
Këshilli Prokurorial i Kosovës ka marrë vendimin për anulimin e pjesshëm të vendimit, dhe rikthimin në punë me kapacitete të plota nga 5 dhjetori 2022.
“Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka marrë vendim për anulimin e pjesshëm të vendimit Nr.1458/2022 (pika I dhe IV mbetën në fuqi) dhe nga dita e hënë, 5 dhjetor 2022, të gjitha prokuroritë e Republikës së Kosovës do të rifillojnë punën me kapacitete të plota”, thuhet në komunikatë.
Sipas KPK-së popullzimi i bashkëpunimit me Qeverinë e Kosovës do të vazhdojë deri në një vendim tjetër.
“Pezullimi i bashkëpunimit për iniciativat e përbashkëta në mes të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës do të vazhdojë deri në një vendim tjetër, ndërsa KPK dhe prokuroritë do të marrin pjesë në komisionet dhe grupet tjera ku pjesëmarrja përcaktohet me legjislacionin në fuqi. Ky vendim i KPK-së vjen pas Aktvendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës e cila ka aprovuar propozimin për caktimin e masës së sigurisë lidhur me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për uljen e pagave të prokurorëve”, thuhet tutje në njoftim.
