Pas fitores së Bad News Eagles ndaj FaZe, reagon NaVi: Shpresoj të mos iu bashkohemi atyre në aeroport
Fitorja e Bad News Eagles është bërë virale në rrjetet sociale, pasi mposhtën ekipin më të fortë në botë, njëkohësisht i eliminuan nga Major 2022.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe NaVi, skuadër kjo e cila në vitet e fundit është padyshim rivali kryesor i FaZe.
NaVi shkroi se shpresojnë që të mos i bashkohen FaZe në aeroport, pasi janë gjasat e mëdha që të takohen me BNE-në në ndeshjen e radhës.
Pritshmëritë: Luajtja kundër Fazes në finalen e madhe
Realiteti: Duke u lutur që të mos bashkohemi me ta në aeroport
Expectations: Playing vs Faze in the grand final
— NAVI (@natusvincere) November 6, 2022
Reality: Praying not to join them at the airport
Kujtojmë, se si BNE, ashtu edhe NaVi ka një rekord 1:2 në përgjithësi, por ende nuk është e konfirmuar që do të vendosen përballë njëra-tjetrës në ndeshjen e radhës.