Pas dyshimeve për mashtrim, jep dorëheqje Mogherini - NACIONALE

Pas dyshimeve për mashtrim, jep dorëheqje Mogherini

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Federica Mogherini, ish-zyrtarja e lartë e BE-së, ka dhënë dorëheqje nga pozita e rektorit të Kolegjit të Evropës, pasi është shpallur e dyshuar në një hetim për mashtrim, lidhur me favorizim të dyshuar në trajnime diplomatike të financuara nga BE-ja.

Në një deklaratë pas një takimi të Komitetit Ekzekutiv të Kolegjit të enjten, ajo ka thënë se “duke vepruar gjithmonë me rigorozitetin dhe drejtësi të lartë në detyrat e mia, kam vendosur sot të jap dorëheqje si rektor”.

Ky veprim vjen një ditë pasi një zyrtar i lartë i BE-së, Stefano Sannino, njoftoi se do të dalë në pension në fund të dhjetorit, pasi gjithashtu është shpallur i dyshuar në këtë hetim.

Lajme të ngjashme