Pas dorëheqjes së Smith, reagon ish-ambasadori i ShBA-ve në Kosovë
Ka reaguar ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie pas dorëheqjes së ish-kryeprokurorit të Gjykatës Speciale, Jack Smith, pasi që ky i fundit do të mbikqyr hetimet ndaj ish-presidentit, Donald Trump në ShBA.
Delawie përmes një postimi në Tëitter, ka thënë që është nteresante se si Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-ve, Merrick Garland, mendon nëse Smith është prokurori i duhur për të udhëhequr hetimet ndaj Trump.
“Interesante që Garland mendon që avokati i cili ka hetuar krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë, është njeriu i duhur për ta përndjekur Trumpin”, ka shkruar ai.
Interesting that Garland thinks the lawyer who has been prosecuting crimes against humanity and war crimes in #Kosovo is the right person to prosecute Trump. @steadystatevets
— Ambassor Greg Delawie (@GregDelawie) November 18, 2022
Prokurori i posaçëm Smith ka dhënë dorëheqjen si kryeprokuror i gjykatës speciale në Hagë, ku ishte i ngarkuar me hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës në Kosovë.
Hetimet implikojnë sjelljen e Trump, i cili të martën deklaroi kandidaturën e tij në garën presidenciale 2024, duke e bërë atë një rival të mundshëm të Presidentit Joe Biden.
