Pas dorëheqjes, Rifat Latifi i ashpër me zyrtarët e MSh-së e ShSKUK-së, i quan të paaftë dhe joprofesionalë - NACIONALE

Pas dorëheqjes, Rifat Latifi i ashpër me zyrtarët e MSh-së e ShSKUK-së, i quan të paaftë dhe joprofesionalë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Akuza të rënda ka drejtuar ndaj Minsitrinë e Shëndetësisë e në Shërbimin Klinik e Spitalor të Kosovës ish-ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, shkruan Nacionale.

Përmes një letre publike, Latifi është shprehur se këto dy institucione udhëhiqen nga njerëz që kanë mungesë totale të aftësisë menaxheriale, si dhe kanë menaxhim diktatorial.

Për SHSKUK-në Latifi ka thënë se ka mungesë totale të aftësive menaxheriale.

“Mungesë totale të aftësive menaxheriale e lidershipit të SHSKUK, që e pamundëson ta zhvillojë këtë institucion”.

Ndërkohë persona jo profesionist thotë se ka në ministrinë që ai e ka drejtuar.

“Mungesa e profesionalizmit administrativ në Ministrinë e Shëndetësisë, të shtresuar ndër vite, që për rezultat ka sjellë keq menaxhime të mëdha dhe procedura arkaike të dizajnuara për të penguar zhvillimin e shëndetësisë së Kosovës dhe menaxhim diktatorial i administratës, që ka krijuar një atmosferë toksike në raport me kabinetin tim”, ka shkruar Latifi në një raport të bërë nga vet ministri për sfidat dhe të arriturat e tij gjatë periudhës sa ishte ministër.

Latifi tutje ka shtuar në këtë raport se buxheti i vogël në shëndetësi dhe mungesa e projekteve kapitale për vitin 2022 ishte shembull i neglizhencës në këtë sektor.

Latifi në anën tjetër ka përmendur edhe disa të arritura që sipas tij janë bërë gjatë mandatit të tij. Ai ka thënë se ka arritur që t’i sigurojë afër 15 milionë euro fonde nga LuxDev, rreth 800 mijë euro donacion pajisje kirurgjike pediatrike nga Italia, 1 milion për Telemjekësi për të cilat nuk ka treguar se kush do t’i dhurojë, si dhe mundësi të edukimit të stafit klinik në disa vende.

Lajme të ngjashme