Pas Albin Kurtit, djali i Sorosit e takon edhe Memli Krasniqin
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka zhvilluar një takim me djalin e George Soros, Alexin.
Ky i fundit ditë më parë kishte takuar edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Krasniqi ka shkruar në rrjete sociale se me Alex Soros, kanë diskutuar për situatën e fundit politike në Kosovë e Ballkan.
NJOFTIMI:
Pas përfundimit të vizitës në Washington DC, dje në New York, takova Alex Soros, djalin e filantropistit të madh amerikan, George Soros, njëherit zëvendëskryetar i Fondacionit Shoqëria e Hapur.
Alexi është ndjekës i vëmendshëm i zhvillimeve në Ballkan dhe kontribues shumëvjeçar i proceseve të ndryshme për zhvillimin e shteteve dhe shoqërisë civile aktive. Bashkë diskutuam dhe shkëmbyem ide në lidhje me situatën aktuale në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor, në përgjithësi.
Vizioni ynë i përbashkët është një Kosovë e fuqishme dhe një Ballkan Perëndimor stabil, i integruar plotësisht në Bashkimin Evropian. Alexin e falënderova për pritjen, idetë dhe kontributin e vazhdueshëm në nxitjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkan.