Ambasadori amerikan i shkon në seli edhe Memli Krasniqit
Edhe kryetari i PDK-së, Memi Krasniqi, ka pritur sot në zyre të partisë ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Jeffrey Hovenier.
I pari i PDK-së ka treguar se me diplomatin amerikan kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në veri të vendit.
“Në këtë takim diskutuam për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, më theks të veçantë gjendjen e sigurisë në pjesën veriore të vendit dhe procesin zgjedhor në katër komunat atje. Ambasadorin Hovenier e informova për qëndrimin e PDK-së rreth këtij procesi. Ne i jemi përgjigjur Dekretit të Presidentes për këtë proces zgjedhor dhe në respektim të afateve dhe ligjeve kemi propozuar kandidatët tanë për kryetarë dhe asamblistë në katër komunat në veri”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në “Facebook”,
Sipas tij, institucionet e Kosovës duhet të ofrojnë kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në veri.
“Presim nga Qeveria dhe institucionet e Kosovës që të sigurojnë kushtet e favorshme për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Garantimi i sigurisë për secilin qytetar të Republikës së Kosovës duhet të jetë prioritet kryesor”, ka shkruar Krasniqi.