Partia e tij la pa paga punëtorët e RTK-së, Gervalla shkruan për dinjitet: Punëtori i RTK-së sot u zgjua për të qëndruar, jo për kafshatë të bukës - NACIONALE

Partia e tij la pa paga punëtorët e RTK-së, Gervalla shkruan për dinjitet: Punëtori i RTK-së sot u zgjua për të qëndruar, jo për kafshatë të bukës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Drejtori i RTK-së, Rilind Gërvalla, po bënë përpjekje për t`i mësuar punëtorët e RTK-së se si të punojnë pa paga.

Duke harruar se partia qe e ka bërë drejtor të këtij mediumi, për herë të parë, ka lënë punëtoret e Televizionit Publik pa paga, ai ka shkruar për sakrificën që po e bëjnë punëtoret e RTK-së.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka përmendur edhe dinjitetin.

“Sot, punëtori i vërtetë i RTK-së u ngrit nga gjumi jo sepse e thirri ora, por sepse e thirri ndërgjegjja e pastër. Jo për të fituar kafshatën e bukës, por për të qëndruar. Jo për të përfituar diçka materiale, por për të mos e humbur diçka shumë më të thellë: dinjitetin. Punëtori që me djersë e pa dallavere ka punuar qe 26 vjet e dinte që dita e sotme nuk do të paguhet. Që puna që do ta bëjë nuk do të përkthehet në numra bankarë, në bukë të tavolinës, në qumësht të fëmijës. E megjithatë, ai u vesh, mbathi këpucët dhe e mori rrugën drejt RTK-së”, ka shkruar ai.

Në statusin e tij të gjatë, ai nuk e ka dhënë asnjë kritikë për Qeverinë në detyrë, e cila ka lënë pa paga punëtirët e RTK-së.

“Sepse ndonjëherë, puna nuk është vetëm mjet për mbijetesë. Është një mënyrë për të mos e humbur veten në një botë që të fshin ngadalë. Është rezistencë pa zhurmë. Është një akt filozofik: të krijosh vlerë, edhe kur sistemi nuk të njeh si të vlefshëm. Në zyrë nuk gjeti atmosferë feste, por kishte një lloj heshtjeje të shenjtë në pritje të mbledhjes nga Qeveria. Si në manastire a xhami, ku besimtarët nuk presin pagë për lutjet e tyre. Si në teatro, ku aktorët vazhdojnë të luajnë edhe kur salla është gjysmë bosh. Si në ara, ku bujku e punon tokën jo sepse dikush e sheh, por sepse toka nuk pret”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme